Nuk respektuan masat për kufizimin e lëvizjes, policia arrestoi 55 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e hënë ka arrestuar 55 persona, të cilët nuk kanë respektuar dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë.

Policia bën të ditur se në Prishtinë ka arrestuar 8 persona, në Gjilan 3, në Ferizaj 4, në Prizren 13, në Pejë 9, në Gjakovë 2, në Mitrovicë të Jugut 10.

Ndërsa departamenti i kufirit ka arrestuar 10 persona.

Kujtojmë se deri tani qytetarët kanë pasur të ndaluar të lëvizin pas orës 17:00 deri në 06:00, ndërsa me vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë nga nesër qytetarët kanë të drejtë të dalin vetëm 90 minuta brenda ditës.