Moti i nxehtë mund t’iu sjellë vështirësi në të fjetur. Megjithatë, ekzistojnë tri mënyra për të qëndruar të freskuar përgjatë motit të nxehtë në kohën e gjumit.

Por, për fat të mirë, në dispozicion janë disa këshilla të dobishme për mënyrën se si të qëndroni të freskuar në shtrat gjatë motit të nxehtë, transmeton lajmi.net.

Më poshtë do gjeni këshillat e lëshuara nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit se si të flini në nxehtësi.

Bëjeni dhomën e gjumit të freskët

Kjo mund të arrihet gjatë ditës, duke përdorur roletat e dritareve për të mbajtur larg rrezet e diellit.

Gjatë natës, hapni dritaret vetëm nëse jashtë është më ftohtë sesa brenda.

Gjithashtu, përdorni freskuese për ta mbajtur të freskët dhomën.

Freskoni vetën përpara gjumit

Bëni një dush freskues para shtratit. Sigurohuni që dushi të mos jetë shumë i nxehtë.

Ju gjithashtu mund të provoni spërkatjen me ujë – kjo mund t’iu ndihmojë të qetësoheni nga ngrohtësia.

Gjeni rrobat e duhura për t’i veshur gjatë gjumit

Përdorni rroba të lehta për t’u ndjerë sa më mirë në shtrat.

Zgjidhni materialet që do të largojnë djersën prej trupit tuaj.

Pizhamet e pambukut do të lejojë që lëkura juaj të marrë frymë dhe të sigurojë që djersa të avullohet.