Nuk po i jep hapësirë, Sarri thotë se De Ligt do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë

75 milionëshi i ‘Zonjës së Vjetër’ do të shndërrohet në një ndër më të mirët në botë.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, beson se mbrojtësi i ri, Matthijs de Ligt, do të shndërrohet në më të mirin në botë.

“Jam i bindur se ai do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë”, tha Sarri.

“Muajt e parë pati vështirësi, është normale, vend i ri, ligë e re, gjuha e shumë gjëra, por çdo ditë po ambientohet dhe dalëngadalë do të tregojë më të mirën”.