Nuk përfundojnë talljet me Urën e Saradranit, gazetari Mirena në “vizitë turistike”

Ura e Saradranit, një prej  investimeve të Qeverisë Kurti është kthyer në një “atraksion turistik”.

Talljet me investimin e Albin Kurtit s’kanë të ndalur lidhur me këtë, për shkak të mungesës së investimeve të tjera nga qeveria.

Gazetari Ilir Mirena sot është tallur me Kurtin, shkruan Demokracia.com.

“Vizite turistike ne Uren e Saradranit – projekti me madhor i realizuar ne tri vite te Qeverise Kurti. Ju rekomandoje ta vizitoni, ja vlen…😊.”, ka ironuzuar Mirena.