Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar përderisa po votohej projektligji për Komisionin e Pavarur për Media.
Konjufca teksa lexonte raportin, tha se nuk ka dëgjuar asnjëherë që rekomandimet janë pjesërisht në përputhje me legjislacionin e BE-së. Nëse është kështu, sipas tij, nuk do të duhej të votohej.
Megjithatë, pak sekonda më pas ai votoi Projektligjin për të cilin ka pasur kritika të ashpra nga ndërkombëtarët.
@ballkani.info “Janë në kundërshtim me legjislacionin e BE-së”, “Deputetët nuk duhet me votu”. Konjufca i pakënaqur megjithatë e voton ligjin përmes të cilit pushteti synon t’i kap dhe t’i nënshtrojë mediat #glaukkonjufca #albinkurti #kosovo ♬ original sound Ballkani.info
“Pjesërisht në rekomandim me legjislacionet e BE-së. Nuk pasna dëgjuar kështu, pjesërisht. Kur bjen diçka, nuk është pjesërisht, bjen në kundërshtim. Nuk pasna dëgju kështu. Një pjesë janë në kundërshtim me legjislacionin e BE-së dmth. Nuk ish dashtë deputetët me votu diçka në kundërshtim me legjislacionin e BE-së”, tha Konjufca.






