Nuk ndalet i nxehti afrikan edhe gjatë javës së ardhshme, temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbretëroj situatë e ngjashme meteorologjike.

Kjo gjendje meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë javës së parë të muajit korrik.

“Të premten parashihet të ketë ulje të përkohshme në fushat barike por edhe në ato termike dhe për pasojë pritet ndryshim i përkohshëm i motit, i cili parashihet të shoqërohet me riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.