‘Nuk mund t’i diktojë rregullat e lojës duke qenë edhe vetë pjesë e garës’, përplasen përfaqësuesi i LDK-së dhe shefi i kabinetit të Osmanit

Florian Dushi, përfaqësuesi i LDK-së në KQZ dhe Faton Peci, shefi i kabeniteti të Vjosa Osmanit janë përplasur mes vete gjatë një debati, pasi reagimit të Vjosa Osmani për vendimin e KQZ-së rreth votimit të mërgatës.

Derisa, reagimi i djeshëm i Osmanit për shqyrtimin e vendimit ndaj mërgatës u quajt si tendencioz nga përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, Florian Dushi.

“Megjithatë, vërejtja ime ka qenë e drejtuar në kuptimin e një tendence të paprecedent, ashtu qysh e kam quaj unë, që të provohet nga jashtë të diktohet puna e KQZ-së, nga kushdo qoftë aq më tepër nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

Reagimi ka qenë totalisht i pavend. Presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit, por megjithatë kjo për qka po flasim ne është krejtësisht teknike dhe nuk cenon asnjëherë prej këtyre që do të provokonte reagimin e presidentit në këtë formë. Aq më tepër kur ushtruesja e presidentit do të jetë pjesë e zgjedhjeve dhe prej këtij pozicioni nuk do të duhej në asnjë mënyrë që të keqpërdorë një funksion që është duke ushtruar përkohësisht dhe të diktojë rregullat e lojës duke qenë edhe vetë pjesë e një gare”, thotë Dushi në Rubikon.

Ndërsa, Peci i replikon duke thënë se nuk mund të quhet tendencioze insistimi i presidentes në detyrë që të përdoren të gjitha mekanizmat e nevojshme të domosdoshme për garantimin e votës.

“Jo asnjëra nuk qëndron. E para kur flasim për tendencë, nuk mund të quhet tendencioze insistimi i presidentes në detyrë që të krijojmë të gjitha, të përdoren të gjitha mekanizmat e nevojshme të domosdoshme”, thotë Peci.

Ndërsa, Dushi thotë se nuk është përgjegjësi e presidentit garantimi i votës, sipas tij, është përgjegjësi e KQZ-së dhe organeve të tjera.

“Florian të dëgjova unë ty me vëmendje” ia kthen Peci.