Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për shfuqizimin e disa vendimeve të Qeverisë Haradinaj në mesine  tyre edhe uljen e pagave për kabinetin qeveritar.

Në vitin 2017 ish-kryeministri, Ramush Haradinaj kishte marrë vendim për rritje pagash të kabinetit qeveritar. Një vendim i tillë sot u shfuqizua nga  Qeveria në krye me Albin Kurtin, transmeton Ballkani.info.

Por, sa ndikon kjo në uljen e shpenzimeve publike apo është një vendim populist, për këtë ka filluar një debat. Ballkani. Info ka kontaktuar me ekonomistin, Mustafë Kadriaj i cili tha se vendimi është i duhur poqë duhet edhe strategji të tjera për zhvillimin ekonomik.

“Kjo ka qenë e pritur dhe është e mirëpritur nga opinioni keshtuqë çdo vendim qe ka dëmtuar interesin e shtetit duhet të shfuqizohet nga kryemisntri i tanishëm sidomos rritja e pagave kanë qënë të papranushme. Kanë qenë të paparanueshem për faktin qe nuk janë rrit në bazë te ligjit pra me nivelizim të pagave por me vendim te kryeministrit Haradinaj që duke i dhën të vetës të drejtë për përfitim nga shteti përderisa qytetari pikërisht për paga jo të dinjiteshne mori rrugën e mergimit”, tha Kadriaj.

Më tutje Kadriaj ka folur edhe për gjendjen në segmente të ndryshme në Kosovë. Sipas tij Kurti duhet ta ketë parasysh që më nuk është kreu i opozitës, por kryetar i ekzekutivit që duhet të përpilojë strategji zhvillimore.

“Pra çdo vendim i drejt duhet te perkrahet por tani e tutje kryemisntrit Kurti duhet të mendoj edhe për  politka zhvillimore krahas atyre politike per faktin që nuk mjafton vetëm të shfuqizon vendime të kryeministrit të kaluar por të mendoj se si ta ndal largimin e qytetarëve nga Kosova. Njeherit uroj që para se të e mendoj për  karrieren e tij politke sëpari të mendoj për qytetarin sepse jemi ngopur me vendime populiste te pararshve të tij dhe tani e tutje duhet të kuptoj qe nuk është në opozitë por i pari i Qeverisë që Kosova perveç problemeve politike ka edhe probleme ekonomike si papunësi e lart dhe mirëqenie e ulët poashtu një  arsim me të dobtin  në nivel botëror dhe me nje shendetësi ku mungojn edhe barnat esenciale në spitale pra nuk mjaftojn vetem vendime dhe shfuqizime, por strategji për  zhvillim ekonomik”, ka përfunduar ekonomisti, Mustafë Kadriaj.

Albin Kurti është kryeministër i Kosovës pasi kishte fituar zgjedhjet e 6 tetorit dhe qeverisë me LDK-në. Ai kishte premtuar ulje të shpenzimeve publike gjatë fushatës zgjedhore. /Ballkani.info/