Ramiz Lladrovci

“Nuk marrë leje”, Ramiz Lladrovci i vetmi nga PDK-ja që merr pjesë në takimin me Kurtin

Ramiz Lladrovci nga PDK që udhëheq Drenasin është i vetmi që ka marr pjesë në ë takimin e sotëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Lidhur me këtë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se nuk merr leje dhe nuk e pyet askënd për të marrë pjesë në takime të tilla, që sipas tij kanë interes për buxhetin e komunës.

“Unë jam kryetar i Komunës së Drenasit dhe nuk marrë as leje as nuk pyes askënd. Këtu kishte kryetar komunash, kishte zëvendëskryetar komunash që ishte një prani e mirë… Unë kam interes për komunën time, biseduam me kryeministrin, me ministrat e linjave që të sigurojmë sa më shumë buxhet për qytetarët e Komunës së Drenasit… Unë nuk bëj statistika të rritjes së buxhetit, i kam statistikat vetëm të komunës time, ne kemi buxhet të vogël, por të përballueshëm. Andaj, edhe sot isha aty me qëllim që të kërkojmë sa më shumë buxhet, sepse kemi mundësi nga Ministritë e linjave. Buxheti i cili është ndarë për investime të komunave, për të marrë sa më shumë investime… Premtime edhe kemi marrë, por edhe kemi diskutuar, pastaj shqyrtohen në qeveri dhe pas aplikimeve që do t’i bëjnë në ministritë përkatëse do të shohim se sa do të përfitojmë buxhet për komunën tonë”, tha Lladrovci.

VIDEO BONUS: Konjufca: Vërejtjet dhe kritikat që na i jep SHBA-ja janë gjithmonë me vend