Dua Lipa

Nuk lë anash familjen – Dua Lipa shoqërohet nga i ati Dukagjini në Grammy Awards

Dua Lipa mbërriti në tapetin e kuq të çmimeve Grammy 2024 me babanë e saj, Dukagjin Lipën.

Të dielën më 4 shkurt, ylli i “Barbie”, 28 vjeçe, kaloi në tapetin e kuq jashtë Crypto.com Arena në Los Angeles, Kaliforni, me një fustan metali me mëngë të gjata nga Courreges.

Ajo kompletoi pamjen e argjendtë me një gjerdan të Tiffany & Co dhe byzylyk që kombinoheshin.

Foto: Getty Images

Lipa u shoqërua në tapet me të atin, tashmë të famshëm, i cili iu bashkua asaj për natën e madhe.

Këngëtarja u nominua për dy çmime në ceremoninë vjetore: ‘Kënga më e mirë e shkruar për mediet vizuale’ dhe ‘kënga e vitit për’ “Dance the Night” nga filmi “Barbie”.

Foto: Getty Images

Për këtë rast, babai i Lipës zgjodhi një kostum klasik të zi me një papion të zi.

Në fotot nga tapeti i kuq, babë e bijë mund të shihen duke pozuar së bashku përpara shfaqjes së çmimeve.

Në rrjetet sociale, vendimi i Dua Lipës për të sjellë si shoqërues babanë e saj u prit me lëvdata nga fansat, ku shumë e vlerësuan momentin e ëmbël të tapetit të kuq.

Të tjerë u interesuan më shumë për babanë e Lipës, ndërsa disa pyesnin nëse ai është beqar.

“Dua Lipa dhe babai më i mirë në botë”, shkroi një person me shaka në Twitter.

Ylli me origjinë shqiptare nuk arriti të rrëmbejë asnjërin nga çmimet ku ishte nominuar.