Nuk këndellet Roma, barazon me Sampdorian

Tjetër barazim për Romën në Serie A.

Të besuarit e Paulo Fonseca nuk kanë mundur të marrin më shumë se një pikë në udhëtim te Sampdoria, sfidë që përfundoi ashtu siç edhe nisi ndeshja, me rezultatin 0-0.

Dy skuadrat kishin shanset e veta për 90 minuta, por rrjetat nuk u tundën nga asnjëra.

Në këtë ndeshje Roma humbi për shkak të lëndimeve Bryan Cristanten dhe Nikola Kalinicin, derisa vazhdojnë të mungojnë Lorenzo Pellegrini, Henrikh Mkhitaryan, Amadou Diawara dhe Davide Zappacosta.

Nga minuta e 86-të, mysafirët luajtën me një lojtar më pak. Justin Kluivert u ndëshkua me të dytin të verdhë për t’u përjashtuar nga ndeshja.

Barazimi i dytë me radhë në Serie A, i katërti në sezonin 2019/20, e lë Romën në pozitën e gjashtë me 13 pikë të grumbulluara.

loading…