Nuk këndellet Chelsea

Chelsea ka vazhduar me formën e dobët në Premierligë.

Pas humbjes nga Arsenali, ‘Blutë’ e Londrës janë ndalur nga Aston Villa.

Ata kanë marrë vetëm një pikë në shtëpi, duke barazuar 1-1 me Villën.

Të besuarit e Frank Lampard e nisën mirë takimin, pasi e gjetën golin të parët.

Oliver Giroud shënoi për 1-0 në minutën e 34’.

Por, mysafirët reaguan me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 50-të, shënoi Anwar El-Ghazi, për rezultatin 1-1, që doli të jetë përfundimtar, pasi deri në fund nuk u tundën më portat.

Pas këtij barazimi, Aston Villa vazhdon të qëndrojë në pozitën e pestë me 26 pikë, aq sa Chelsea në pozitën e gjashtë.