‘Nuk kam më shpirt’/ E dashura vajton vrasjen e Kurtit: Më lini të kaloj…

Vrasja e 26-vjeçarit Jurgen Kurti ka tronditur familjen dhe të afërmit e tij. E dashura e Kurtit pasi ka marrë vesh lajmin e hidhur ka mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes duke shpërthyer në lot dhe vaj, ndërsa i ka kërkuar policisë që ta lejojnë të kalojë shiritin. “Më lini të kaloj…Jo, o Zot të lutem ai është shpirt, ai është jetë. Nuk kam më shpirt” ishin klithmat e të dashurës së tij duke vajtuar.

3 vite më parë Kurti u përfshi në vrasjen e babait të tij, ndërsa ishte daja i tij ai që pranoi krimin dhe 23 vjeçari u la i lirë.

Ndërsa një rast tjetër ku emri i tij lidhet me botën e krimit është ai i dhunimit të një tregtari në Durrës, i cili më pas mbeti i vdekur.

Ai u arrestua së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij, Kujtim Ekonomi për vrasjen për motive pronësie.

Por pas verifikimit të pamjeve filmike e provave në vendin e ngjarjes rezultoi se vrasja është realizuar nga dy vëllezërit Ekonomi për motive të dobëta, ndërkohë që dhëndri i njërit prej vëllezërve, Jurgen Kurti nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e rëndë, kështu që u lirua.

Ndërsa sot ai gjeti vdekjen me dy plumba.

Çfarë deklaron policia e Tiranës

Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve