Nuk kaloi interpelanca ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi

Ka dështuar interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Nga 104 deputetët e pranishëm në sallë, 61 kanë votuar “kundër”, 43 “për” dhe nuk pati asnjë të “përmbajtur”, shkruan ShenjaTV.

Interpelancën për punën e Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, VMRO-DPMNE-ja e dorëzoi më 23 Maj. Deputetët e opozitës kanë thënë se Xhaferi në mënyrë joprofesionale ka kryesuar me Kuvendin dhe disa herë ka shkelur dispozitat e Kushtetutës.