Nuk ka ujë qe 12 orë në Fushë Kosovë, Drenas e Obiliq/ KRU “Prishtina” i jep edhe një tjetër lajm të keq

Nuk ka ujë nga ujësjellësi në Fushë Kosovë, Drenas e Obiliq. E kjo jo për më pak se 12 orë.

Qytetarët janë ankuar në adresë të Ballkani.info, derisa thonë se uji në disa lagje të Fushë Kosovës mungon që nga mengjesi, njejtë duket të jetë situata edhe në Drenas e Obiliq.

E pak çaste më parë KRU “Prishtina” ka reaguar sa i përket këtij problemi.

Ky është njoftimi:

Zona të Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit dhe disa lagje në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Zyrtarë nga Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibrit.

“Ju njoftojmë se, drejtoresha teknike me ekipe shtesë aktualisht janë në terren për realizimin e alternativave teknike për furnizim me ujë nga linjat e tjera, për zonat që kanë probleme me furnizim. Në anën tjetër, kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj, pasi që kjo situatë është krijuar nga reshjet atmosferike kohëve të fundit”, thuhet në njoftim.

KRU-ja njofton se është gjendje emergjente për shkak të vërshimeve dhe të martën pritet të stabilizohet gjendja.