“Nuk ka qenë qëllimi im..”, kujt i kërkoi falje Shqipja e Përputhen

Shqipja, ish-konkurrente në “PërPuthen”, e ftuar në “Ftesë në 5”, ka folur për jetën e saj përtej emisionit, por po ashtu edhe për faljen dhe eksperiencën në emisionin, që është ndër më të ndjekurit.

Ajo tha se përballja me komentet negative ka qenë “fatale”, ndërsa shtoi se ka qenë në gjendje të fikti kur i ka lexuar.

E pyetur se kujt do t’i kërkonte falje për diçka që mund të kishte bërë dhe të ishte penduar në 2020, Shqipja tha se i kërkon falje publikut, nëse i ka zhgënjyer.  

“Përballja imë për herë të parë me komentet negative ka qenë fatale, ish anë gjendje të fikti. Megjithatë më forcuan se kam patur edhe komente pozitive. Publikut do të doja t’i thoja më fal nëse i kam zhgënjyer për diçka, nuk ka qenë ai qëllimi im. Nëse do ketë pasur raste që kam dalë nga vetja. Më kanë prekur shumë me mesazhe dhe më ka ardhur keq. Unë çdo gjë e kam patur me konkurrentët, unë Olsën e falënderoj për shansin që më dha, nuk kam asgjë me të, nuk ka patur kurrë asgjë me të. Me konkurrentët me të gjitha ata që janë jo të vërtetë”, tha Shqipja.