Nuk ka mjekë në fshat; Shërbimet i japin infermierët në veri dhe verilindje

Në gjithë vendin janë të shumta qendrat shëndetësore që nuk kanë mjekë. Siç thotë drejtuesit e sistemit shëndetësor në veri dhe verilindje ka më shumë probleme dhe atje shërbimin e japin infermierët. Se sa mjeke janë larguar nga sistemi Ministria e Shëndetësisë nuk e ka një listë për të treguar.

Në disa qendra shëndetësore në vend shërbimi mjekësor ndaj banorëve e ofron infermieri. Bëhet fjalë për zona rurale ku mjeku ose është larguar drejt Gjermanisë ose ka fituar specializimin dhe vendi i tij ka mbetur vakant. Ministria e Shëndetësisë e pranon këtë fakt madje nuk ka një shifër të saktë se në sa qendra nuk ka mjekë.

“Po ka disa qendra ku ofrohet shërbimi nga infermieri. Unë nuk kam një shifër të saktë, por jemi duke i mbuluar me mjekë me kontratë”, shprehet Merita Xhafa, drejtoreshë e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë.

Por në fakt ikja e mjekëve drejt Gjermanisë ka krijuar boshllëqe në të gjithë sistemin. E se nëpërmjet portalit do të punësohen mjekë të rinj.

Problemi me i madh është ne zonat veriore dhe ato verilindore të vendit. Një mjek duhet të mbulojë disa fshatra dhe kur një banor i një fshati ka nevojë për shërbim, mjeku atë ditë ndodhet në një fshat tjetër pa marrë parasysh këtu që rrugët janë të vështira dhe në dimer bllokohen nga dëbora.
Nga ana tjetër mjekët e rinj që përfundojnë studimet nuk kthehen për të ofruar shërbim në vendin e lindjes pasi pjesa më e madhe punësohen në Tiranë.

Përveç kësaj në disa qendra shëndetësore kushtet janë të papërshtatshme për t’i ofruar shërbim mjekësor cilësor banorëve.