“Nuk ka më kthim pas në 23 shkurt”, Estonia-NATO-s: Duhet bazë e përhershme në Evropë

Estonia i ka bërë thirrje NATO-s që të heqë dorë nga qëndrimi i aktual në Evropën Lindore dhe të krijojë një forcë të përhershme në rajon të aftë për të ndaluar ofensivën ruse.

Përpara samitit të NATO-s që mbahet të enjten, Jonatan Vseviov, sekretari i përhershëm i ministrisë së jashtme të Estonisë, është shprehur se Evropa dhe aleanca e Atlantikut të Veriut nuk mund të kthehen më kurrë ne realitetin para pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

“Ne do të jemi në një mjedis krejtësisht të ri sigurie. Do të ketë një Ukrainë të re. Do të ketë një Rusi të re. Do të ketë një Evropë të re. Nuk ka kthim prapa në 23 shkurt”, tha Vseviov për The Guardian.

Kujtojmë se më shumë se 20,000 trupa të NATO-s, shumica dërrmuese e tyre forca amerikane, janë dislokuar në shtetet baltike, Poloni dhe pjesën tjetër të Evropës Lindore si pasojë e pushtimit.