Fazli Idirzi ka mbi 25 vite që punon si punëtor teknik në shkollën ‘Pjetër Bogdani’ në Prishtinë.
Ai thotë se për gjithë këto vite, është paguar me një pagë shumë të ulët, madje, nuk ka marrë asnjëherë pagesë për orë shtesë që ka punuar, për përvojën e punës apo për punën në ditët e festave.
E, për këtë arsye, bashkë me Fazliun, kanë nisur grevë edhe shumë punëtorë të tjerë teknikë edhe të shkollave të tjera.
Në një prononcim për Ballkani.info, Idrizi ka edhe një mesazh për Përparim Ramën, i cili sipas tij, nuk po u ndihmon në përmirësimin e viteve.
Për më shumë, ndiqeni deklaratën e tij:







