Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji është rikthyer në fushën e blertë, pasi mungoi shumë gjatë shkaku i lëndimit.
Mbrojtësi kosovar dje luajti në miqësoren e skuadrës së tij, St.Gallen ndaj Karlsruherit – e cila u mbyll me shifrat 2:1.
Fazliji luajti 45 minuta dhe dha një performancë të mirë.
Herën e fundit kur Fazliji lujti futboll ishte viti 2023, saktësisht në nëntor në sfidën St.Gallen – Wacker Innsburck dhe që nga ajo kohë ai ishte i lënduar.
25-vjeçari i cili ka kontratë me ekipin zvicran deri në vitin 2027 tani është i gatshëm ta zhvillojë pjesën e mbetur të sezonit aktual.







