“Nuk ka intereson neve a ka prishje”, ja se çfarë thoshte Fitore Pacolli para një viti për reduktimet e energjisë elektrike

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli para një viti në rrjetin social Facebook, kishte shkruar se si banorët e Prishtinës në kohë dimri kishin mbetur pa rrymë e rrjedhimisht pa ngrohje e ujë, shkruan Ballkani.info.


Ajo gjithashtu kishte thënë se kjo ndërprerje është e papranueshme dhe se KEDS po shkel të drejtat themelore të qytetarëve.


“Nuk na intereson ne a ka prishje. Ne paguajmë shërbimin ndërsa nuk na intereson fare se si kompania do ta sigurojë atë. Qytetarët duhet të furnizohen me rrymë”, kishte thënë ajo.


Gjithashtu ajo kishte thënë se secili qytetarë dhe të gjitha biznesey, që janë dëmtuar nga këto ndërprerje të gjata të rrymës, të deponojnë padi kundër KEDS-it.


“KEDS duhet të kompenzoj secilin për dëmet që i ka shkaktuar secilit, bash secilit”, ka thënë ajo.


Kujtojmë se Kosova së fundmi po përballet me mungesë të energjisë elektrike dhe se ministrja Rizvanolli ka bërë thirrje që qytetarët të kursejnë në çfardo lloj forme energjinë elektrike duke filluar nga heqja nga rryma edhe kabllot e videolojrave. /Ballkani.info/