Nuk ka befasi, City vazhdon të jetë i pamposhtur në Premier Ligë

Edhe pse ishte menduar që Watford do ti bënte problem Cityt dhe ata sonte mund ta mposhtnin atë në Londër, kështu nuk ka ndodhur. Golat e Sanes dhe Mahrez bën që City të arrin në kuotën e 41 pikëve pas 15 ndeshjeve në Premier Ligë. Watford shënoi gol në fund të takimit, por nuk arriti ta barazoi rezultatin

Manchester City nuk ka të ndalur.

Djemtë e Pep Guardiolës kanë arritur fitoren e 13 me radhë në Premier Ligën angleze, derisa nuk dinë ende për humbje këtë sezon.

Që nga fillimi i pjesës së parë City vazhdonte sulmet drejt portës së Watford dhe në disa raste ishte çudi si topi nuk përfundonte në rrjete.

Londinezët arrinin që të mbrohen mirë dhe nuk morën gol deri në minutën e 40’të.

Goli erdhi pas një krosimi të Mahrez të cilin me gjoks në gol e shndërroi sulmuesi gjerman Leroy Sane.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

City, pjesën e dytë e nisi përsëri duke e dominuar, me posedim të topit deri në 80 për qind, derisa Watfordi dukeshin si figurant në fushë dhe të pafuqishëm për t’i bërë ballë kësaj skuadre.

Kret çfarë ata dëshironin të arrinin ishin disa kundërsulme që përfundonin pa rezultat në drejtim të Ederson.

Pas pesë minutave të pjesës së dytë City shënon edhe golin e sigurisë me Mahrez, që sonte ishte padyshim shumë i disponuar për lojë sonte.

Pas golit të pranuar Watford vetëm dëshironte që mos të pranonte gol, kurse me anë të kundërsulmeve kërkonin që të bënin diçka në këtë ndeshje.

Por në fund, Watford reagoi dhe arrin që të shënoi me Doucoure në minutën e 84’të.

Kjo frikësoi Cityn pasi që në fund të ndeshjes Watford bëri presion dhe nga ndërprerjet rrezikojë disa herë portën e Ederson.

Megjithatë, kampionët e ruajtën rezultatin dhe nuk u befasuan duke u kthyer në Manchester me tri pikët e radhës