Nuk iu rritet pensioni sipas ligjit, veteranët paralajmërojnë padi për Qeverinë

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili është në fuqi, bëhet e ditur se pensioni i veteranëve rritet krahas pagës minimale dhe nuk mund të jetë më e vogël se sa paga minimale.

Ishte luftëtar i Brigadës 153, “Hyzri Talla”. Ekrem Vitija iu bashkua UÇK-së kur mbushi 21 vjet dhe luftoi në zonën e Llapit për t’ia siguruar vendit lirinë.

Luftës i shpëtoi por tani ka gjendje të rënduar ekonomike.

Ky i fundit që mbanë statusin e veteranit mbeti i zhgënjyer nga vendimi i Qeverisë se nuk do të ketë rritje të pensioneve për veteranët e luftës në Kosovë.

Ish luftëtari kërkon klasifikim të anëtarëve që i takojnë kësaj kategorie.

E Hisen Berisha i cili ishte komandantit në Betejën e Koshares tregoi se veteranët janë një nga kategoritë më të diskriminuara në vend.

Edhe Berisha ka një paralajmërim për Ekzekutivin.

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës shprehet i bindur se ky vendim është në shkelje e ligjit.

Ndryshe Ligji  për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte saktësuar se vlera e pensionit është e barabartë me pagën minimale, por që neni që saktëson këtë ndërlidhje është hequr nga projektligji i ri.