Nuk iu bind urdhrave të policisë dhe tentoi të arratiset, polici e qëllon të riun VIDEO

Kamera e montuar në veturën e policisë amerikane, tregon momentin kur një polic në Florida përdor armën elektrike me voltazh të lartë ndaj një njeriu që po mundohej të largohej me vrap.

Polici u përpoq të ndalonte individin në fjalë ndërsa po ngiste një traktor të vjedhur.

Pasi i dha policit një emër të rremë dhe një patentë shoferë të pavlefshme, ai u përpoq të largohej, ndërsa polici po e arrestonte. /voa/