Nuk ishte vetëm policja që sulmoi të miturën, nga kjo video shihet nga afër se si polici F.H “shkep” shuplaka VIDEO

Ballkani sot raportoi se si dy zyrtarët policorë të suspenduar, Shpresa Grabanica dhe Fehmi Xhafa dyshohet se i kanë keqtrajtuar dy vajza në Vushtrri, të cilat dyshohet se janë të mitura. Lidhur me këtë rast Sinjali ka siguruar pamje të reja.

Në pamjet që u publikuan gjatë ditës shihej se si zyrtarja policore ka goditur me shuplakë njërën nga vajzat, derisa kolegu i saj shihej vetëm duke e shikuar atë.

Në videot e siguruara nga Sinjali shihet edhe zyrtari policor tashmë i supsenduar Fehmi Xhafa duke e goditur po ashtu me shuplakë njërën nga vajzat.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet e dërguara nga sinjalizuesi.