“Nuk ishe i veçantë, unë të bëra të tillë”, Rina Balaj “thumbon” Sin Boyn pas ndarjes

Rina Balaj së fundi mori vëmendje mediatike për lidhjen e saj me Sin Boyn.

Janë ngritur dyshime se çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi është vënë re se çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’.

Nuk dihet saktë se çfarë po ndodh mes tyre, por as njëri as tjetri nuk kanë sqaruar asgjë lidhur me këtë.

Në anën tjetër, këngëtarja ka publikuar disa video në ‘Instagram’ ku këndon këngën e Jhené Aiko me titull “The Worst”(Më i keqi).

Në vargjet e saj thuhet: “Dhe ti nuk ishe i veçantë, Derisa të bëra unë të veçantë. Më mirë sillesh sikur e di. Se kam kaluar me keq se ti. Unë thjesht nuk mund të vazhdoj të largohem, Por unë nuk kam nevojë për ty/Unë nuk kam nevojë për ty, por të dua ty.”

Kjo u morë si dedikim ndaj ish të dashurit të saj./Lajmi.net/Video Player