Jeta Xharra

Nuk i shkoi në debatin për Prishtinën, Jeta Xharra ia kujton Shpend Ahmetit fotot në jahtin e Blerim Devollit – e ‘qeras’ me ‘Coca Cola’ 2 litërshe

Autorja e emisionit “Jeta në Komunë”, Jeta Xharra, ia ka përmendur kryetarit të Prishtinës, pijen e tij të preferuar – “Coca Cola” (zero).

Kryetari Shpend Ahmeti nuk ka pranuar të ballafaqohet në debat me premtimet që ai i kishte dhënë më 2017.

Ahmeti kishte garuar për mandatin e dytë për kryetar të Prishtinës duke u zotuar për realizimin e 100 projekteve.

Ulësja e Shpend Ahmetit mbeti e zbrazët gjatë mbajtjes së debatit për Prishtinën. Mirëpo, i pari i kryeqytetit u qeras me një shishe “Coca Cola” nga moderatorja Jeta Xharra.

3 vite më parë, ai ishte qerasur në mungesë me një “Coca Cola” në kanaçe, ndërsa 3 vite më vonë, shishja u rrit.

Gjatë vitit 2017, Shpend Ahmeti ishte fotografuar në jahtin e Blerim Devollit në qytetin Budva të Malit të Zi. Ai kishte deklaruar në emisionin Jeta në Kosovë se aty kishte hyrë vetëm sa për një pije.

Ndonëse Ahmeti nuk pranoi të vinte, debati është mbajtur vetëm me anëtarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Me anëtaret e Kuvendit Komunal të Prishtinës janë diskutuar problemet e kryeqytetit dhe premtimet e pambajtura të Shpend Ahmetit.

Të ftuar në debat janë: Shefki Gashi, këshilltar nga LDK, Leonora Shabani Bajraktari, këshilltare nga LVV, Fiknete Bejta, këshilltare e pavarur, Leutrim Retkoceri, këshilltar nga PDK, Egzon Azemi, këshilltar nga LVV dhe Dren Shahini, aktivist nga qyteti i Prishtinës.