Nuk i heq kurrë vetullat, ja si duket modelja që po lufton stereotipet e së bukurës

Një e re, modele dhe shumë e bukur në mënyrën e vet, ka vendosur që të luftoj të gjitha sterotipet rreth përkufizimit të së bukurës.

Ajo për “BBC” ka dhënë një intervistë ku tregon se ajo e pëlqen veten ashtu sic është. Ani pse, njerëzit e gjykojnë për vetullat tepër të zeza dhe se ajo nuk depilohet.

“Unike. Ndryshe. Shokuese. E shëmtuar. E bukur?” këto janë epitetet që i janë dhënë asaj në rrjetet sociale.

Sophie Hadjipantel, ka treguar se po përballet me gjuhë të urrejtjes dhe po ashtu paragjykime, por ajo e pëlqen mënyrën se si duket dhe vetëm kjo ka rëndësi.