Nuk gabon Drita, fiton edhe Gjilani

Drita e ka mposhtur 2-0 në udhëtim Trepçën ’89. Në xhiron e 24, fitore ka marrë edhe Gjilani, që gjithashtu në udhëtim e mposhti 3-0 Ferizajn.

Pas gabimit të Ballkanit, Drita nuk ka gabuar për të pushtuar pozitën e parë në IPKO Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Gjilani triumfoi 2-0, nga një gol të në të pjesët.

Mysafirët kanë kaluar në epërsi me një gol të bukur në minutën e 18’. Xhevdet Shabani gjuajti mjeshtërisht nga ndërprerja dhe realizoi për 0-1.

Në pjesën e dytë, në minutën e 70’, Kastriot Rexha përfitoi nga nja pakujdesi e vendasve dhe pas një asistim nga Astrit Fazliu, realizoi për 2-0.

Kështu, Drita ani ka shkuar në kuotën e 49 pikëve, dy më shumë se Prishtina dhe tri më shumë se Ballkani.

Fitore ka arritur në xhiron e 24 edhe Gjilani që e ka mposhtur 3-0 Ferizajn, për të shkuar në kuotën e 45 pikëve, shumë afër liderëve.