Një anjije ushtarake marinës ruse është shkatërruar sot në Detin e Zi pranë brigjeve të qytetit-port ukrainas Berdyansk.
Ushtria ukrainase ka dy javë e cila ka kaluar në kundër-ofensive, dhe si cak të tyre nuk anashkalohen as anijet dhe pajisjet detare ruse.
Dje mediat raportuan se në Detin Azov, ushtarët ukrainas me raketa-hedhës amerikan Javelin, shkatërruan pajisje detare të cilat siguronin furnizime për ushtrinë ruse.
Momentalisht luftimet më të ashpëra po bëhen në frontet jugore, ku ushtria ruse ka shkatërruar plotësisht qytetin-port Marioupol, por nuk ka arritë ende që ta pushtoj.
Bëhet e ditur se ushtria ukrainase e mbështetur nga njësitë guerile ukrainase, ka në plan që të marrin përsëri qytetin jugor, Kherson, ky qytet javë më parë ishte pushtuar nga forcat speciale ruse Spetsnaz.
⚡️The #Ukrainian Navy reports that a large landing ship of the #Russian Black Sea Fleet was destroyed in the port of #Berdyansk. pic.twitter.com/ulZnf4l6bQ
— NEXTA (@nexta_tv) March 24, 2022







