Nuk erdhi në kohë grumbullim, PSG e dënoi Mbappen

Talenti francez nuk luajti nga fillimi në ndeshjen e mbrëmshme.

Kylian Mbappes, i mjaftuan vetëm tre minuta në fushë për të shënuar ndaj Olimpique Marseille dhe PSG në Velodrome, që u mbyll me një tjetër gol të shënuar nga Julian Draxler në kohën shtesë.Në fakt, të gjithë u çuditën kur kuptuan që trajneri Thomas Thuchel kishtë në lënë në stol 19-vjeçarin së bashku me Adrien Rabiot, pasi në seancat e fundit para ndeshjes nuk kishin shfaqur asnjë problem fizik.

Atë që kishte ndodhur e shpjegoi trajneri gjerman pas takimit, duke zbuluar se nuk i kishte përfshirë në 11-shen bazë të dy lojtarët për arsye disiplinore.

“Ekipi është gjithmonë më i rëndësishëm se gjithçka tjetër”, ka thënë Tuchel. “Për mua nuk ishte gjë e mirë të luaja në një ndeshje kaq të rëndësishme pa Mbappen titullar. Djali u përgjigj mirë, por mua nuk më pëlqen të marr vendime të tilla”.