‘Nuk e meriton privilegjin e të qenit mbretëror, Princi Charles s’ka në plan ta falë Harryn

Ende nuk ka paqe mes anëtarëve të familjes mbretërore!

Udhëtimi i Princit Harry në shtëpi nuk shërbeu shumë për të rregulluar marrëdhëniet familjare me babanë dhe vëllain e tij. Një vëzhgues mbretëror ka bërë të ditur se Princi Charles është “akoma i inatosur” për intervistën e bujshme të djalit të tij me Oprah Winfrey.

“Charles është ende i inatosur në lidhje me Harriyn që foli keq për të dhe familjen mbretërore në intervistën e bujshme dhe nuk do ta kalojë aq lehtë”, -tha një burim i brendshëm për gazetarët e US Weekly.

Burimi thotë se Harry ishte në Mbretërinë e Bashkuar muajin e kaluar për të marrë pjesë në varrimin për gjyshin e tij, Princin Philip, por ai dhe Charles “mezi komunikuan dhe nuk i zgjidhën mosmarrëveshjet e tyre”.

Pas gjërave që u thanë në intervistën e Harryt dhe Meghan Markle me Oprahn, duket se Charles është bindur dhe ai “beson se djali i tij nuk e meriton privilegjin e të qenit mbretëror”.

Gjërat qenkan ende të ndezura mes mbretërorëve dhe duket se as një moment i vështirë, siç ishte vdekja e Princit Philip, nuk i ndihmoi t’i lënë pas krahëve mosmarrëveshjet.