Nuk e ktheu në vendin e punës Nexhat Krasniqin i njohur si “baba i tenderëve”, sekretarit Izedin Bytyqi i hiqet 50% e pagës

Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, i hiqet 50% e pagës për mos zbatim te vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi kishte marrë vendim me datën 05.01.2021 me numër 16 për ta rikthyer në punë Nexhat Krasniqin, i njohur si “baba i tenderëve”.

Në këtë vendim thuhet se Komisioni i caktuar me vendim ka për detyrë ta bëjë pranim dorëzimin e detyrës nga zëvendësuesja e caktuar, Blendiona Gegollaj tek Nexhat Krasniqi, bazuar në vendimin e datës 22.12.2020.

Me këtë rast ishte formuar edhe komisioni për pranim-dorëzimin e detyrës për Divizionin e Prokurimit me përbërje Jetmir Alaj kryetar, Shefqet Emerllahu dhe Mimoza Binaj, anëtar.

Mirëpo sipas burimeve te PrishtinaPress.eu i njëjti është transferuar përsëri në Departamentin e Integrimeve Evropiane brenda Ministrisë së Infrastrukturës për të mos ju lejuar qëndrimi në detyrën e Udhëheqësit te Divizionit të Prokurimit dhe ne ketë pozitë është caktuar zëvendësues Besim Tahiri.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Prishtinë më 29 janar 2018, kishte ngritur aktakuzë ndaj  ish-Sekretarit të Përgjithshëm Xhelil Bekteshit dhe Besim Tahirit me pretendimin se kishin kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ndaj Naim Sallahut për veprën penale “falsifikim i dokumentit”.

Pasi Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, nuk ka zbatuar vendimin e Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, që Nexhat Krasniqi të kthehet në pozitën e Udhëheqësit te Divizionit te prokurimit, me këtë rast, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka marr vendim për ndalimin e 50 përqind të pagës mujore, për Sekretarin e Përgjithshëm te Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, për shkak se i njëjti nuk ka zbatuar vendimin me numër A.nr.77/2019 të datës 04.12.2020.

Vendimi është marrë me datë 24.02.2021 i cili mban numërin 813/2021.

Ky është vendimi i plotë: