Nuk duan t’ia dinë për koronavirus! Të rinjtë britanikë “tërbohen” në klubet e natës FOTO

Pandemia e koronavirusit, ndaloi për disa muaj festat e fundjavave të të rinjve britanikë.

Mirëpo me lehtësimin e masave kufizuese, festat e shthurura janë rikthyer sërish. Këtë të shtunë, qindra britanikë “zaptuan” rrugët kryesore të qyteteve. Disa të dehur e të shtrirë në rrugë, ndërsa disa të tjerë të freskët dhe tërë energji për të shpenzuar në klubet e natës.

Probleme pati dhe për policinë, e cila ishte e detyruar të ndërhynte disa herë brenda natës, për të shuar konflikte dhe për të arrestuar qindra persona të dehur.