“Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”| Vazhdojnë protestat e serbëve në Zveçan

Disa protestues serbë në Zveçan ngritën pankarta, ku shkruan: “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, apo “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”.

Ata nuk nxorën asnjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e tyre për dëbimin.

Protestuesit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, prej ditësh, protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë./REL