Nuk do ta besoni: Kaq energji elektrike shpenzon një telefon, për tu mbushur me tarifën e Kosovës
Inxhinieri i Elektroenergjetikës, Fatos Veliu ka bërë një matje se sa energji harxhon telefoni celular për të u mbushur.
Ai ka dalur në konkluzionin përmes matjes së tij se mesatarisht një telefon harxhon vetëm rreth 22 cent për t’u karikuar.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Derisa ishim ulur së bashku me një shkun tim, për të ngrënë ushqim gjatë pauzës së punës i vendosëm telefonët tanë cellular që ti mbushim me bateri. Por nuk arritëm pasiqë pronari i lokalit e kishte ndal siguresën që mos t’i shpenzonim energji elektrike.
Por sa energji elektrike shpenzon një telefon celular për tu mbushur me bateri.
Në ditët tona, mbrenda 24orevë, mesatarisht 3h i duhen një telefoni për tu mbushur (për afërsisht 2 herë mbrenda 24h nga 1 orë e gjysmë). Kurse fuqia elektrike që i duhet sillet 2 deri 6W (mesatarisht 4W).
Le të kalkulojmë:
Për një muaj:
E=3h*4W*30ditë=360Wh=0.36kWh
Çmimi i energjisë në Kosovë është 0.0675€/kWh tarifa e shtrenjët kurse 0.0275€/kWh tarifa e lirë.
Nëse e marrim mesatarisht 0.05€/kWh, atëherë, çmimi i energjisë për telefon do të jetë:
Ç= 0.36kWh*0.05€/kWh=0.018€ në muaj
Pra për një muaj mesatarisht , energjia që do ta shpenzoj telefoni, do të reflektoj në faturën e energjisë me vetëm 0.018€ apo 1.8cent.
Gjatë tërë vitit do të jetë:
Ç= 0.018*12=0.216€ apo 21.6cent