Nuk betohen dy kryetarët e komunave veriore, shtyhet seanca solemne

Është shtyrë për kohë të pacaktuar seanca solemne e betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Këtë e ka konfirmuar për Kosovapress Dejan Gureshiq, kryesues i Kuvendit komunal të Mitrovicës Veriore.

Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për një vendim të tillë. Ndërsa Bashkim Cimili zv/kryesues i Kuvendit komunal në Mitrovicën Veriore ka berë të ditur për KosovaPress se nuk i di arsyet e shtyerjes së seancës.

“Nuk kam asnjë informacion dhe asnjë koment për këtë” theksoi Cimili. Njejtë ka ndodhur edhe në Zveçan. As në këtë komunë nuk është mbajtur seanca soleme e betimit të kryetarit, Vuçina Jankoviq.