Shefield Wednesday

Nuhiu kritikohet nga tifozët

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu është kritikuar nga tifozët e skuadrës Sheffield Wednesday për paraqitje të dobët në ndeshjen e së martës mbrëma.

Sheffield Wednesday humbi ndeshjen në udhëtim nga QPR-ja me rezultatin 3:0, në kuadër të javës së 14-të të “Championshipit” anglez.

Nuhiu u paraqit deri në fund të kësaj ndeshje. Por, u kritikua për paraqitje të dobët. Nga tifozët e klubit anglez, shtatëlarti Nuhiu u vlerësua me notë të dobët.

29-vjeçari në 11 paraqitje të këtij edicioni ka shënuar një gol.