NPB-ja mohon se policia ia bastisi zyrat

Policia është duke kryer bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Podujevë e Vushtrri.

Më herët u raportua se policia është duke kryet edhe një bastisje tek zyrat e NPB-së, por një gjë e tillë u mohua nga një anëtar i kabinetit të kryetarit të kësaj ndërmarrjeje.

“Mund të ua konfirmoj që bastisje tek zyrat e NPB-së nuk ka. Mund të ketë dhe siç jam informuar jozyrtarisht, tek ish-menaxhmenti i ndërmarrjes. Ndërsa tek ndërmarrja s’ka një gjë të tillë”, është shprehur ai.