Etrit Berisha mund të ketë luajtur ndeshjen e tij më të mirë në karrierë kundër Juventusit. SPAL-i humbi me rezultatin 2-0, por e gjitha ishte meritë e portierit shqiptar që shpëtoi gola të sigurtë.

Ndërhyrje vendimtare ndaj Khedirës dhe Ramseyt duke shmangur raste të pastra, ndërsa iu përgjigj mirë dhe Cristiano Ronaldos në dy momente.

Mediet italiane kanë vlerësuar Berishën si më të mirin e ndeshjes, madje e kanë vendosur notën 7.

Vlerësimi më i lartë në të dy ekipet, pasi vetëm Khedira, Pjanic dhe portieri shqiptar morën një notë të tillë. Strakosha mund të dridhet për vendin e titullarit.

Spal’s Albanian goalkeeper Etrit Berisha (C) deflects a shot under pressure from Juventus’ Portuguese forward Cristiano Ronaldo (L) and Juventus’ Dutch defender Matthijs de Ligt (R) during the Italian Serie A football match Juventus vs Spal on September 28, 2019 at the Juventus stadium in Turin. (Photo by Andreas SOLARO / AFP) (Photo credit should read ANDREAS SOLARO/AFP/Getty Images)
loading…