Nora Istrefi vjen me një ndryshim në pamjen e saj, shfaqet me plot stil në fotot e reja

Dukjen e prezantoi para ndjekësve për të marrë vlerësime nga fansat e saj.

Dhe, Nora Istrefi ka zgjedhur të publikojë, tri fotografi të reja në të cilat e gjithë vëmendja bie te flokët.

E veshur me një këmishë me ngjyrë të bardhë dhe pantallona ngjyrë bezhë, këngëtarja dukej shumë bukur derisa flokët i ka kapur në pjesën e sipërme të kokës ndërsa ballukat ia shtuan edhe më shumë hijeshinë.

“E premte 13 gusht”, ka shkruar në përshkrimin e postimit, duke mos zbuluar detaje se për çka bëhet fjalë.

Ndryshe, Nora po vazhdon ta shijojë suksesin e bashkëpunimit me Gjikon dhe Melinda Ademin, ‘Ay Caramba’, që ka arritur një milion e më shumë shikime që nga data e publikimit.