Nora Istrefi tërheq vëmendje me veshjen e ekzagjeruar në festën e ditëlindjes së 36-të

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ditën e djeshme (e premte) ka festuar ditëlindjen e 36-të.

Ajo me këtë rast ka organizuar një ndejë me miqtë e familjarët, për një vit tjetër të jetës.

Ndonëse ka shpërndarë disa momente të veçanta të kësaj feste, ajo çfarë ka rënë më shumë në sy ishte veshja e artistes.