Video

Nora Istrefi publikon këngën e re “E hupa zemrën tane”, në bashkëpunim me Kushtrim Kelanin

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, sapo solli edhe një bashkëpunim tjetër.

Ajo sot (e enjte) publikoi një projekt të ri të titulluar “E hupa zemrën tane” në bashkëpunim me Kushtrim Kelanin.

Dyshja sollën një këngë ritmike që u mirëprit shumë nga fansat që nga momenti i publikimit.

Foto: Screenshot/YouTube

Kushtrimi dhe Nora shfaqen plot elegancë në klipin e këngës, e gjithashtu morën shumë komplimente nga ndjekësit për zërat e veçantë që kanë.

Ndërsa Nora shfaqet tejet atraktive qysh në fillim të videoklipit, me një fustan që ia shfaq dukshëm linjat e mahnitshme të trupit.

Bukuroshja, para disa javësh bëri edhe një bashkëpunim tjetër me grupin ‘NRG Band’, të quajtur “A ke gjet tjetër”, i cili u mirëprit nga ndjekësit e tyre. /Telegrafi/