Nora Istrefi dhe Leonora Jakupi mbështesin publikisht këtë artiste në “Kënga Magjike”

Të shtunën mbahet finalja e festivalit “Kënga Magjike”.

Mbrëmë (e mërkurë) u mbajt nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali.

Në mesin e konkurrentëve, ishte edhe Jehona Sopi, e cila është rikthyer pas shumë vitesh me këngën “Anej”.

Dy koleget e saj dhe njëherësh shoqet e saj, Nora Istrefi dhe Leonora Jakupi e kanë mbështetur publikisht atë.

Dy këngëtaret kanë treguar mënyrën e votimit për Jehonën, e cila në këtë garë e ka kodin 17.

Për ndryshe, sonte (e enjte) mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”.