Nora Gjakova në çerekfinale të Kampionatit Botëror, Akil Gjakova eliminohet në rundin e parë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror, Tokio 2019. Në çerekfinale (-57 kg) do të përballet me bullgaren Ivelina Ilieva.

Gjatë dy ditëve të kaluara, Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi ia fituan Kosovës nga një medalje të bronztë, ndërsa, Nora Gjakova do të tentojë të arrijë rezultat edhe më të mirë sesa dy bashkëkombëset e veta.

Rrugëtimin drejt një medaljeje, Gjakova e nisi pa luftë në rundin e parë, ndërsa në rundin e dytë u ndesh me xhudisten nga Zelanda e re, Justine Bishop.

Ndërsa, në rundin e tretë, për ta zënë një vend në çerekfinale, u përball me xhudisten nga Taipei, Chen-Ling Lien.

Akil Gjakova i ka humbur shpresat për ta shtuar edhe ndonjë medalje në koleksionin e medaljeve të fituara nga xhudistët kosovarë gjatë Kampionatit Botëror Tokio 2019.

Ai e nisi rrugëtimin e tij në kategorinë deri në 73 kilogramë pa luftë në rundin e parë, ndërsa në rundin e dytë u tregua shumë i fortë për xhudistin gjerman, Igor Wandtke.

Loriana Kuka (-78kg) ndeshet të premten nga ora 05:00 e mëngjesit.

loading…