Nora Gjakova kalon në finale

Xhudistja Nora Gjakova ka kaluar në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Gjakova në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë e ka mposhtur kundërshtaren nga Sllovenia, Kaja Kajzer.

Në finale, Gjakova do ta ketë përballë xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani.