Nora Gjakova është eliminuar nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Paris
Nora e kaloi rrethin e parë pa luftë, e cila garoi në kategorinë -57 kilogramë.
Në rrethin e dytë Gjakova u përball me xhudisten nga Koreja, Jisu Kim.
Kmapionia Evropiane u eliminua për shkak të tri gabimeve personale, duke bërë kështu që Kim të fitojë këtë rund me Ippon.
Në anën tjetër Distria Krasniqi është kualifikuar në çrerekfinale të Grand Slamit të Parist.
Ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në rundin e dytë u përball me xhudisten portugeze, Joana Diogo, edhe kjo e fundit e kaloi rundin e parë pa luftë.
Krasniqi u tregua e fortë për portugezen në rrethin e dytë, duke triumfuar me Ippon, për ta nisur me këmbë të mbarë në Paris, aty ku synon të rrëmbejë medalje të Artë.
Në çerekfinale, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga brazili, Gabriela Chibana.
Pas pak, në kategorinë -78 kg, në kategorinë e meshkujve, do të garojë, Akil Gjakova







