Nora Gjakova

Nora Gjakova e kalon lehtësisht raundin e parë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova e ka nisur mbarë garimin në Mastersin e Budapestit.

Kampionia olimpike triumfoi me IPPON në raundin e parë ndaj xhudistes italiane, Thauani David Capanni Dias. Në raundin e dytë, xhudistja kosovare do të përballet me fituesen e duelit Gneto/Odelin Garcia.

Sot gjithashtu garon edhe Distria Krasniqi që është e kualifikuar direkt në rrethin e dytë.