Flamur Noka

Noka tregon një ndër arsyet se përse Lleshi nuk u dekretua nga Presidenti Meta

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka deklaruar se Sandër Lleshi paguhet si gjeneral aktiv i vendit, një çështje e cila automatikisht e nxjerr “jashtë lojës” për të qenë kandidat për postin e Ministrit të Brendshëm, post i cili prej disa ditësh ka përplasur kryeministrin Rama dhe Presidentin Meta, i cili vendosi të mos e dekretojë emrin e Lleshit në krye të këtij institucioni.

I ftuar në emisionin Opinion, deputeti i PD-së Noka është shprehur se Lleshi është ushtarak aktiv dhe kjo është një ndër arsyet e mosdekretimit të tij.

Noka: Është aktiv me vendim gjykate zotëri..

Fevziu: Paguhet si gjeneral?

Noka: Po zotëri po, paguhet.