Noizy paralajmëron projektin e radhës në bashkëpunim me një reper grek (FOTO)

Noizy ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Noizy përmes rrjeteve sociale ka lënë të kuptohet se sërish po bashkëpunon me reperin grek.

Është fjala për reperin Snik, me të cilin ka duetin “Gango”, i cili ishte pëlqyer shumë nga publiku.

“New Benz” është mbishkrimi që ai i ka lënë fotos, që do të thotë se ky do të jetë titulli i këngës së re të Noizyt.

Të njëjtin imazh e ka postuar edhe reperi Snik, megjithatë mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur këtë herë dy artistët.